back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeIsh-deputetja e AKR-së grabitjet e bankave i krahason me filmat ustern, thotë...

Ish-deputetja e AKR-së grabitjet e bankave i krahason me filmat ustern, thotë që janë të orkestruara

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

Ish-deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani njëherit këshilltarja politike e ministrit të brendshëm Ekrem Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e saj Facebook ka reaguar ndaj grabitjes së bankave që po bëhen muajve të fundit në vendin tonë, përcjellë Indeksonline.

Selmani ka thënë se këto raste nuk mund të konsiderohen si të izoluara, pasi që koha dhe mënyra si janë kryer duken të orkestruara. Madje ajo grabitjet e bankave i ka krahasuar me filmat amerikan uestern.

 

 

Ky është postimi i plotë i saj:

Kur do bien maskat

Rastet e grabitjeve janë një alarm për organet e ndjekjes penale. Këto raste nuk mund të konsiderohen të izoluara kur mënyra dhe harku kohor brenda të cilave janë kryer duken si të orkestruar. Këto grabitje gjithnjë e më shumë po krijojnë imazhe të filmave uestern. Së fjala është për krime të organizuara askush nuk mund të ve dyshimin. Mirëpo vet mënyra dhe forma e grabitjeve shtron pyetjen se kush dhe nga cila qendër po dirigjohen? Pse bankat e jashtme po bëhen cak i këtyre grabitjeve.

A mund të ketë duar edhe politika? Sa po e dëmton imazhin e Kosovës e veçmas investitorët e jashtëm këto grabitje? Si është e mundur që në pikun e frekuentimi të ndodhin këto? Pavarësisht këtyre grabitjeve të shumta, politika e Kosovës vazhdon të mbetet e heshtur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz