Behgjet Pacolli po vazhdon të ketë hise të madhe në Qeverinë e Kosovës edhe pse fuqia e AKR’së në Parlament është zbehur. Me ikjen e Labinot Tahiri atij në kuvend i ka mbetur vetëm një deputet nga radhët e partisë së tij. Për këtë fakt edhe po kërkohet që Pacolli të largohet nga koalicioni.
Largimin e Behgjet Pacolit nga koalicioni qeverisës po e kërkon Gani Koci që aktualisht është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Ekonomi. Koci po ashtu është edhe zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Sinqerisht, para çdo veprimi tjetër, Kadri Veseli , Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta rishqyrtojnë pozitën e koalicionit me Behxhet Pacollin”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ai ka thënë se Pacolli është vetëm duke e degraduar politiken e jashtme të Kosovës.
“Ky i fundit përveç degradimit të politikës së jashtme, partiia e tij ka mbetë me një deputet dhe udhëheq prej fillimit,padrejtësisht, me katër ministri!”.