Gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet rënie e temperaturave, e në disa vende edhe reshje shiu, transmeton Gazeta Metro.
Temperaturat maksimale do të jenë 6 gradë Celsius, ndërsa ato minimale -1 gradë Celsius.
Parashikimi i detajuar për tre ditët në vijim:
6.02 – Kryesisht vranët dhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, e në vise malore borë. Më vonë në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore.
7.02-8.02 – Ditën e enjte mot kryesisht me vransira, e ditën e premte vransira dhe intervale me diell.

Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e ditën e mërkurë e fuqishme deri në 13m/s.
Ndërsa, shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale./gazetametro.net