back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKy është reagimi i AKR-së, pas bashkimit të Labinot Tahirit me AAK-në!

Ky është reagimi i AKR-së, pas bashkimit të Labinot Tahirit me AAK-në!

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re,  Vesel Makolli ka thënë për Gazeta Blic, që deputeti Labinot Tahiri vazhdon të jetë pjesë e AKR-së, mirëpo për shkak që partia e tyre nuk ka grup parlamentar, ai i është bashkuar AAK-së, në mënyrë që ta ketë më të lehtë t’i japë propozimet e tij.

Gjithashtu, ai theksoi që AKR nuk është informuar paraprakisht nga deputeti për bashkimin e tij në grupin parlamentar të AAK-së.

“Ne nuk kemi pasur informacione, ai nuk ka kaluar në AAK. Janë këtu dy terme, është bashkimi i grupit për shkak të procedurave, ai përmes grupit parlamentar ndoshta mundet me i shpreh mendimet e veta për shkak se ne nuk kemi grup parlamentar. Ne kemi tentuar ta bëjmë, mirëpo nuk kemi mundur. Tahiri vazhdon të jetë në AKR, nuk ka kaluar në AAK. Vetëm i është bashkuar grupit parlamentar gjatë punës në Kuvend. Ai është aktiv dhe dëshiron që mendimet apo propozimet e tij të jenë aktive dhe ai pa grup parlamentar e ka pasur të vështirë”, ka sqaruar Makolli.

Në fotografi: Vesel Makolli

Për bashkimin e tij me grupin parlamentar të AAK-së, është deklaruar edhe vetë Labinot Tahiri. I cili ka konfirmuar se i është bashkuar këtij grupi.

“Po, kam kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, mirëpo s’jam larguar nga AKR-ja”, ka thënë ai.

Kurse tani Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka gjithsej 13 deputetë.

Ahmet Isufi, Daut Haradinaj, Teuta Haxhiu, Shkumbin Demaliaj, Time Kadrijaj, Blerim Kuçi, Rasim Selmanaj, Donika Kadaj – Bujupi, Emilija Redžepi, Muharrem Nitaj, Gani Dreshaj si dhe Bekë Berisha, janë anëtarët e AAK-së./Gazeta Blic./

Të Fundit

Sport

ShowBiz