back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëI ftohti ekstrem në SHBA shkon në 21 numri i viktimave

I ftohti ekstrem në SHBA shkon në 21 numri i viktimave

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme për shkak të temperaturave shumë të ulëta që po mbretërojnë në një pjesë të madhe të vendit.

Në mesin e viktima është edhe një student 18-vjeçar i Universitetit të Iowas, i cili kishte thënë se ëndërron të bëhet mjet në të ardhmen. Në anën tjetër, në Illinois është regjistruar temperatura minus 38 gradë, e cila paraqet rekord për temperaturën më të ulët në këtë shtet.

Kushtet e jashtëzakonshme të motit kanë shkaktuar prishje të rrjetit elektrik dhe sistemeve të ngrohjes. Në disa rajone është ndërprerë energjia, ndërsa ekipet e emergjencës kanë pranuar thirrje nga disa persona që kanë kërkuar ndihmë për ulje të temperaturës në shtëpitë e tyre.

Shumë shkolla, dyqane dhe restorante janë mbyllur. Raportohet se më shumë se 2300 fluturime janë anuluar në tërë vendin vetëm gjatë ditës së djeshme. Autoritetet kanë njoftuar se katër persona janë gjetur të ngrirë afër shtëpive të tyre, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku që kanë ndodhur në rrugë të mbuluara nga akulli dhe bora, shkruan “The New York Times”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz