BallinaRegjionaleDrenasArrestohen tre persona në Drenas, konfiskohen tri armë

Arrestohen tre persona në Drenas, konfiskohen tri armë

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e tri armëve.

Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit si dhe së urdhëresës së Gjykatës përkatëse, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, një shtëpi dhe tri lokale, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Tri revole si dhe 16 fishekë.

Po ashtu lokalet e bastisura nga ana e policisë, ku është hasur në veprimtari të ndaluar (bixhoz) si dhe pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e inspektorëve komunal të tria lokalet janë mbyllur.

Personat e arrestuar: Sh. B mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Gj mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve, ndërsa i arrestuari i tretë Sh. Gj mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz