back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportGonzalo Higuain udhëton për në Londër?

Gonzalo Higuain udhëton për në Londër?

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Gonzalo Higuain i ka thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës në Milan dhe stafit, kurse sonte pritet që të udhëtoj në Chelsea për ta kompletuar transferin e tij.

Sulmuesi nuk u ftua për të udhëtuar me skuadrën në Genoa për ndeshjen e së hënës në mbrëmje në Marassi, pasi trajneri Gennaro Gattuso shpjegoi që ai “nuk ishte mentalisht gati”.

Ai është gjithashtu i pa fokusuar për negociatat që janë duke u mbajtur për një ribashkim me ish trajnerin e tij të Napoli, Maurizio Sarri.

Juventus ende e ka në kontratë Higuain, kurse ai i ishte bashkuar Milanit në një sezon huazim që ju kushtoj atyre 18 milionë euro me opsion për ta blerë për 36 milionë.

Raportohet që Pipita i ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe stafit sot, duke pastruar dhomën e tij pas stërvitjeve në Milanello.

Ai pritet që të udhëtojë në Londër sonte apo nesër, ku është vëllai i tij Nicolas që tashmë ka mbajtur takime me drejtuesit e Chelseat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz