BallinaSportKur ‘Arushës Shqiptare’ i mjaftojnë 30 sekonda për të hedhur kundërshtarin në...

Kur ‘Arushës Shqiptare’ i mjaftojnë 30 sekonda për të hedhur kundërshtarin në tokë (Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kur ‘Arushës Shqiptare’ i mjaftojnë 30 sekonda për të hedhur kundërshtarin në tokë.

Ai është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit një kontinent të tërë me talentin e tij, pasi numëron dhjetëra suksese në 6 sporte të ndryshme.

Mbi 115 fitore dhe vetëm 11 humbje është bilanci i tij vetëm në boks.

E këtyre fitoreve i shtohet edhe një tjetër, ku 20-vjeçarit me origjinë shqiptare i mjaftojnë vetëm 30 sekonda për ta hedhur në tokë kundërshtarin e tij.

Ai quhet Reshat Mati, i biri i një shqiptari nga Dibra, i cili ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin ’88.

20-vjeçari i lindur në Staten Island në New York, konsiderohet si në nga boksierët me të ardhme të ndritur, jo vetëm në SHBA-në e largët, por në të gjithë botën.

Mati njihet edhe si ‘Arusha Shqiptare’, një emërtim ky i fituar prej tij për shkak se ndeshjet në shumicë i përfundon duke rrëzuar kundërshtarët.

Djaloshi është nga ata sportistë që gjithmonë e ka treguar identitetin e tij, pavarësisht se ka lindur në SHBA.

Ai është krenar për rrënjët e këtë e tregon në cdo ndeshje.

Përballjen e parë si profesionist në sportin e Boksit pak ditë më parë, ‘Arusha” e ka fituar me K.O., por ajo çfarë e bën më madhështore fitoren e tij është fakti se kundërshtari i tij ishte 29 vjeç.

Më poshtë njihuni me disa nga rekordet e ‘Arushës Shqiptare’ në sporte të tjera:

Kickboxing

44 Fitore – 3 Humbje

Muay Thai

12 Fitore – 0 Humbje

Brazilian Jiu Jitsu

26 Fitore – 6 Humbje

Wrestling

12 Fitore – 1 Humbje

MMA

5 Fitore – 1 Humbje

(real-news.tv)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz