BallinaSportHalil Kastrati nëpërmjet futbollit dhuron një shtëpi

Halil Kastrati nëpërmjet futbollit dhuron një shtëpi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në Gjenevë të Zvicrës për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), do të organizohet një mbrëmje humanitare.

Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë humanisti i njohur kosovar Halil Kastrati, ish lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrave te ndryshme evropiane Lorik Cana dhe ylli kosovar i Liverpoolit Xherdan Shaqiri.

Mbrëmja do të organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC në Zvicër.

“Vitin e kaluar është organizuar një turne futbolli dhe nga të ardhurat, është arritur që të tubohen paratë për ndërtimin e një shtëpie për familjet në nevojë në Gjilan.

E njëjta gjë do të ndodh edhe këtë vit. Kanë shprehur dëshirë edhe futbollistët që të marrin pjesë”, ka thënë Halil Kastrati në emisionin e Oxygen të realizuar nga Besim Dina në Klan Kosova.

Yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu sikurse Halil Kastrati i cili u bë i njohur duke i ndihmuar të varfërve me Shoqatën e tij bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.

“Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitar. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme”, ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social Facebook, ditë më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz