back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Nderim i përjetshëm për të rënët e Reçakut

Haradinaj: Nderim i përjetshëm për të rënët e Reçakut

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

“Për gjithë popullin e Kosovës, gjithë liridashësit, sot është një ditë respekti, ditë nderimi për të rënët në Reçak” kështu tha Kryeministri Haradinaj, pasi bëri homazhe dhe vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të masakrës së Reçakut.

“Janë njerëzit, që në shtëpitë e tyre janë vrarë në mënyrën më mizore dhe rëndësia e nderimit këtu, është e përjetshme, e cila ka një porosi, të cilën e tha Ambasadori Wolker, duke i treguar botës se çfarë po ndodhë me Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj mori pjesë në Orën Përkujtimore që u organizua nën Patronatin e Presidentit të Kosovës, në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Pas dokumentarit të shfaqur mbi masakrën e kryer nga forcat serbe, në fshatin Reçak më 15 janar 1999, kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, familjarë të të vrarëve dhe personalitet të tjera të jetës shoqërore, tha se, me taksën ndaj Serbisë, ne kemi vendosur një të drejtë për Kosovën.

“Kjo taksë është vendosur ndaj Serbisë, ndaj Serbisë që u pa në dokumentarin e shfaqur, por edhe të një Serbie që ende ka ide se si të pengojë Kosovën. 20 vjet ia kemi dhënë shansin e vetëdijesimit, të përfundojnë disa punë që s’kanë përfunduar dhe pas 20 viteve ne ndodhemi kështu, jemi detyruar edhe njëherë të kthehemi kah vetja”, tha kryeministri Haradinaj, duke e cilësuar si të drejtë mbrojtjen e vetes, duke shtuar se mbi këtë të drejtë të popullit është formuar edhe ushtria, për të drejtën për tu mbrojtur, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj tha më tutje se nëse qëndron tek vetja, të respekton miku, por edhe tjetri e din me kënd ka punë, por nëse shprehen dyshime tek vetvetja, duke u lëkundur dhe duke mos besuar as vet që kemi pasur të drejtë më 15 janar, atëherë nuk do të të besojë askush.

“Duhet të kthehemi kah vetja, t’i besojmë dhe ta forcojmë atë, sepse nëse vazhdojmë ta forcojmë Kosovën me institucione, qeverisje, me vlera, ju siguroj që miqtë e kanë shumë lehtë të na përkrahin”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Serbia dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së edhe tri vite dhe edhe këto tri vite ajo do ta mbajë Kosovën kështu, por kur të vijë koha që ajo dëshiron të hyjë në BE, është mirë që atëherë ne të mos pajtohemi dhe të mos pranojmë njohjen reciproke, duke i thënë se edhe Kosova tani i ka disa vjet.

“Kosovës, asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë askush për të vrarët, të cilët i kanë marrë, si i kanë marrë, si i kanë vrarë, asnjë sqarim, asnjë certifikatë dhe, ende ka trupa të njerëzve të vrarë në Serbi”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është dashur të ngrihet një gjykatë, për diçka më monstruoze që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.

“Vraju në luftë, torturohu edhe më tutje dhe në fund, edhe një copë tokë Serbisë, por le t’ia jep kush të guxojë t’ia japë, le t’ia japë tokën e Kosovës dikujt ai që guxon dhe le ta shohë se si do t’i dalë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova nuk i ka borxh askujt dhe nuk është nën turp.

Kryeministri Haradinaj premtoi se deri sa të është në krye të Qeverisë do të vazhdojë rrugën e drejtë dhe nderit të popullit të tij, duke mos u ndalur asnjëherë.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Reçakut dhe të gjithë të rënëve për liri”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se  është obligim për secilin prej nesh që jo vetëm të kujtohen, por edhe nderohen, çmohet vlera dhe ideali, për të cilin u flijuan dhe vetëm kështu, 15 janari i vitit 1999 do të mbetet dita e pavdekësisë historike për të gjithë ata që sot kujtohen.

“Sot, të kaluarën e hidhur nuk mund ta ndryshojmë, por e ardhmja e këtij vendi dhe e gjeneratave të reja, për të cilat ne detyrohemi, mund të ndryshohet, që krimet duhet të dënohen e viktimat duan drejtësi”, tha kryetari Ismajli

Në këtë Orë Përkujtimore, me nga një fjalë rasti, folën edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja.

Në ketë përvjetor përkujtimi, Kryeministri Haradinaj shoqërohej edhe nga Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz