BallinaBotëRumania nga sot merr kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian

Rumania nga sot merr kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Rumania sot zyrtarisht mori kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) nga Austria që do ta mbaj 6 muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Çështjet e rëndësishme gjatë kryesimit të Rumanisë, të cilën e merr përsipër për herë të parë dhe do të zgjasë deri më 30 qershor, priten të jenë largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit), integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian (PE).

Rumania gjatë kësaj periudhe pritet që të përqendrohet në migrim, procesin buxhetor, reforma në politikën bujqësore si dhe tek politika e mbrojtjes dhe sigurisë.

Viorica Dancila, kryeministrja e vendit tha se vendi i saj gjatë kryesimit të cilën e mori me temën “Përkushtimi si vlera e përbashkët e Evropës”, do të punojë “për një Evropë të ndërlidhur dhe të sigurtë, që posedon vlera të përbashkëta dhe fuqi globale”.

– Brexit dhe zgjedhjet e PE-së

Dy çështje me rëndësi të madhe për BE-në, Brexit-i dhe zgjedhjet e PE-së do të zhvillohen gjatë kryesimit të Rumanisë.

Sipas Nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që rregullon procesin e ndarjes nga BE-ja, Britania më 29 mars 2019 do të largohet nga bashkimi.

Nga ana tjetër rreth 400 milionë votues mes 23-26 maj do të votojnë për zgjedhjet e PE-së.

Rumania në të njëjtën kohë pritet që më 30 mars dhe 9 maj të jetë nikoqire e dy samiteve në qytetin Sibiu.

– Marrëdhëniet Turqi-BE mund të përshpejtohen

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e afërta bilaterale mes Turqisë dhe Rumanisë, pritet që marrëdhëniet Turqi-BE të rigjallërohen gjatë kryesimit të Rumanisë.

Kryesimi i Këshillit të BE-së merret përsipër nga vendet anëtare çdo 6 muaj. Pjesën e dytë të vitit 2019 kryesimin do ta marrë Finlanda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz