BallinaBotëSHBA-të dhe Izraeli zyrtarisht largohen nga UNESCO

SHBA-të dhe Izraeli zyrtarisht largohen nga UNESCO

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht kanë braktisur UNESCO-n, agjenci kjo e specializuar për edukim, shkencë dhe kulturë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Kjo agjenci me seli në Paris ishte themeluar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e promovimit të paqes, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.

SHBA-të dhe Izraeli kanë braktisur UNESCO-n për shkak se e konsiderojnë si anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor.

Gjatë muajit tetor të vitit 2017, presidenti amerikan Donald Trump së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë bërë të ditur njoftimin për largim nga kjo agjenci.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “reforma themelore” në UNESCO e cila është e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz