back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave

Haradinaj: Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se qeveria nën drejtimin e tij gjatë vitit 2018 ka marrë vendime në të mirë të qytetarëve të saj si ai për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se Kosova me këtë qeveri është krejtësisht ndryshe.

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave në vitin 2019.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz