BallinaRegjionaleBekim Jashari: 27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më...

Bekim Jashari: 27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vendosur kurora lulesh pranë kompleksit Memorial në Prekaz të Skenderajt.

27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës

Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sulmin e parë mbi Familjen Jashari, dhe nderojmë Ditën e Veteranëve. 
Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kryetarët të Komunave Obiliq dhe Drenas, Xhafer Gashi e Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, këshilltarin e Kryeministrit, Jahja Lluka, stafin tim të drejtorëve, asamblistë dhe qytetarë, kemi bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Pas gjithë këtyre viteve, sot jemi në gjendje më të mirë së ç’ishim më parë, pasi kemi pavarësinë, Kushtetutën, ushtrinë dhe gjera tjera të mira për Kosovën.

Urime Dita e Veteranëve të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën!

Lavdi dëshmorëve!

Përmes një postimi në facebook, ai shkruan:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz