back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaShqiptareMasakra në Elbasan: Tre personat u vranë në sy të grave e...

Masakra në Elbasan: Tre personat u vranë në sy të grave e fëmijëve të tyre

Të ngjajshme

Tri makina kanë qenë duke udhëtuar në momentin kur atentatorët në Elbasan kanë nisur të qëllojnë me breshëri automatiku drejt makinës ku ndodheshin Endrit Alibej, Arben Dylgjeri si dhe shtetasi i huaj, i identifikuar si E.K.

Dy makinat e tjera që shoqëronin makinën ku vdiqën të tre personat kanë qenë familjarë e të afërm të viktimave, përfshi këtu rreth 5 gra dhe dy fëmijë të vegjël. Viktimat kishin ardhur prej pak ditësh në Shqipëri për të festuar festat. Ata po ecnin në një makinë me targa të huaja.

Këto janë detajet e fundit të ardhura në lidhje me masakrën e ndodhur në Elbasan, pranë lagjes “Katund i ri”.

Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi, mbetën të vdekur Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas i huaj.

Policia dyshon se atentati i tipit mafioz ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Por kush është Endrit Alibej, 34 vjeçari i cili mbeti i vdekur këtë mbrëmje:

Në vitin 2013, Endrit Alibej dhe vëllai i tij janë arrestuar në Itali nën akuzën e drejtimit të një organizate kriminale e cila furnizonte me kokainë shteti fqinj. Madje asokohe në Itali, Endrit Alibej së bashku me të vëlannë kanë trafikuar një sasi prej dhjetëra kilogramësh drogë, në vlerë 10 milionë euro. 31 persona u arrestuan si pjesë e bandës ndërsa 14 ishin shqiptarë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.”-shprehet zyrtarisht policia e shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz