back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeZhbllokohen dy alpinistët kosovarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Zhbllokohen dy alpinistët kosovarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Të ngjajshme

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Vazhdojmë për Skenderaj, filloj nga Rezalla

Në Rezallë u mbajt sonte një tubim madhështor me...

Kosovari arrestohet në Gjermani dhe dëbohet, kishte disa urdhër-arreste

Një kosovar është arrestuar më 15 shtator nga Policia...

Dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antraktikut, Arianit dhe Mrika Nikçi, sot kanë arritur të dalin jashtë Kampit Bazë.Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem, raporton Express

Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

Gazeta Express ka raportuar para dy ditësh se si Arianit dhe Mrika Nikçi kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të Antarktidës, në temperatura -40 gradë celsius, dhe kishte sjell ekskluzivisht emailet e tyre drejtuar familjarëve.

Për këtë rast, ishte mobilizuar edhe Qeveria e Kosovës. Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri, kishte thënë se shteti po angazhohet për babë e bijë nga Kosova, që janë bllokuar në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

“Qeveria e Kosovës me të marrë informacionin është angazhuar për këtë rast dhe po merren të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë për këtë rast”, kishte thënë ajo për Gazetën Express, përmes telefonit. 

Ky është njoftimi i plotë:

Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjith ekipi i alpinistëve i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

Dëshirojme të ndajmë me ju qertifikatën e kompletimit të ekspeditës të cilën ekipi po pret ta pranojë në Union Glacier gjatë ditës së sotme, por ndarja e lajmit te mirë me të gjithë ju është shumë më e rëndesishme për ne.

Fotot do te postohen se shpejti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz