Polici i Kosovës, Izet Demaj i cili dje pasdite u vra në Istog nga një person i armatosur në përpjekje për të grabitur bankën, do të varroset nesër në vendlindje.
Varrimi do të organizohet me ceremoni shtetërore dhe aty pritet të marrin pjesë shumë qytetarë..
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka konfirmuar se varrimi i heroit do të bëhet nesër (e shtunë) dhe ai do të jetë i pranishëm në varrim.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë nesër në varrimin e polcit të vrarë në Istog, Izet Demaj.
Këtë gjë ai e ka treguar gjatë vizitës që i ka bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për tu shprehur ngushëllime për humbjen e kolegut të tyre, shkruan GazetaBlic.
“Do të marrë pjesë në varrim nesër dhe me siguri gjatë ditës do të shkojmë me drejtorin atje, por nesër gjithqysh do të jem atje, ti qëndrojmë familjes afër për çdo gjë, do ti qëndrojmë afër” ka thënë shefi i ekzekutivit.
