BallinaLajmeProkuroria Speciale njofton për bastisjet në 11 lokacione, përfshirë edhe shtëpinë e...

Prokuroria Speciale njofton për bastisjet në 11 lokacione, përfshirë edhe shtëpinë e Sabit Gecit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin, raporton Express.

Burime të Gazetës Express thonë se djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, ende nuk kanë arritur të kapen nga policia.

E prokuroria Speciale thotë se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.

Gazeta Express ka raportuar tek sot  në orët e para të mëngjesit se pjesëtarë të Njësisë Speciale u drejtuan në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Sabit Geci.

Djemtë e Sabit Gecit po dyshohet për përfshirje në fajde, detyrim e krim të organizuar.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori special Sylë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz