BallinaLajmeAnita Haradinaj tregon takimin e parë me Ramush Haradinajn (VIDEO)

Anita Haradinaj tregon takimin e parë me Ramush Haradinajn (VIDEO)

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ishte një tjetër e ftuar e puntatës së sotme “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit ajo rrëfeu takimin e parë me bashkëshortin e saj. Anita tregon se gjatë luftës kishte dëgjuar për komandantin Ramush Haradinaj, por nuk e kishte takuar atë. Takimi i tyre i parë është bërë kur ajo kishte nisur punë në një telëvizion në Kosovë.

Ermal Mamaqi: Si jeni njohur ju të dy?

Anita Haradinaj: Ne jemi njohur në punë. Unë kam jetuar në Tiranë dhe në kohën e luftës ishin mediat e huaja në Tiranë dhe nga Tirana shkonin në kufi me Morinën për të raportuar në zonat e luftës. Në atë kohë nëpërmjetë disa lidhjeve unë u bëra përkthyese e televizionit suedez dhe finlandez. Isha vetëm 17 vjeç. Shkova me gazetarët në kufi dhe ata donin të hynin në zonën e luftës, por një ushtar na tha që nuk mund të futeni sepse nuk na lë komandanti. Komandanti ishte Ramushi dhe unë kërkova që ta thërriste. Unë e imagjinoja Ramushin shumë të madh, 2 metra burrë me mustaqe. Kur fillova punë në Koha Vizion Ramushi ishte i ftuar në ditën e parë të transmetimit. E takova dhe i thash që e kisha menduar të madh.

Ramush Haradinaj: Dhe unë e di çfarë i thash? I thash kështu si jam të dal boll./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz