BallinaLajmeNuk zvogëlohet çmimi i naftës në Kosovë edhe pse çmimi i blerjes...

Nuk zvogëlohet çmimi i naftës në Kosovë edhe pse çmimi i blerjes ka rënë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ende asnjë pompë nuk e ka ulë çmimin e naftës dhe benzinës në Kosovës.

Burime të Gazetës Express nga Doganat dhe kompanitë kryesore që merren me transportin e naftës e benzinës, kanë treguar se çmimi i blerjes prej një muaji ka rënë deri në 90 cent për litër.

Asnjë institucion i Kosovës ende nuk ka marrë asnjë masë lidhur me naftën dhe benzinën e shtrenjtë në Kosovës.

Të gjitha kompanitë që merren me shitjen e naftës e benzinës kanë ruajtur çmimin prej 1 euro e 22 cent për naftë e 1 euro e 27 cent për benzinë.

Burime të Express kanë treguar se nafta në Kosovë prej një muaji hyn me çmim shumë më të lirë se sa ishte më herët.

“Kompanitë furnizohen me çmim prej 85-90 cent për litër të naftës e benzinës”, ka thënë një zyrtar i cili merret me kontrollin e naftës në Kosovë.

Ndërkohë, në shumicën e vendeve të botës, ka rënë çmimi i naftës.

Në Francë, sot, protestuesit kanë kërkuar uljen edhe më të madhe të çmimit të naftës. Madje, disa protestues kanë hyrë edhe në Pallatin Presidencial “Elysse”, si masë kundërshtuese ndaj çmimit të naftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz