Në datën 19 nëntor, artistët shqiptarë Inva Mula, Dua Lipa, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Lorik Cana, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina”, për të nderuar heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.
Me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.
Mes emrave të njohur do të jetë edhe vogëlushja shqiptare, Erza Muqolli krenaria jonë në Francë, aty ku 13-vjeçarja po ndjek karrierën e saj si këngëtare.
Erza Muqolli ka lindur në Francë por prindërit e saj janë me origjinë nga Drenica. Erza u bë e njohur me zërin e saj unik në Francë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Vogëlushja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes.![]()
Muqolli konkuroi në emisionin “France’s Got Talent”, ku arriti të renditet në 5 finalistet e para dhe më pas fitoi çmimin e tretë. Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botërorë, një ndër ta edhe francezja Indila.
Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids United, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytete të ndryshme të Francës.

