back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHaradinaj thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” po shkon sipas planit

Haradinaj thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” po shkon sipas planit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

“Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në profilin zyrtar të tij në Facebook.

Në kuadër të takimit,thotë Haradinaj, u njoftua për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re”.
“Mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka përfunduar Haradinaj.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës shpresën e vetme për financimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” tash e ka në Korporatën për Investime Private të Jashtme të SHBA-së (OPIC).

Kjo meqë, pak kohë pasi Banka Botërore njoftoi se nuk do ta mbështesë këtë projekt, edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përsëritur se nuk do të financojë projekte që shkelin politikën e BERZH-it për energjinë.

“BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”, është përgjigjja që shmang të gjitha dilemat nëse ajo mund të bëjë përjashtim për të përkrahur financiarisht një termocentral që shkel politikën financuese të BERZH-it për energjinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz