Largësia e tyre në atë kohë ishte e madhe. Por dashuria që kishin me njëri-tjetrin ia kalonin kilometrave që i ndanin.
Atë Nurie Loshi-Kastrati nga Peja dhe Muharrem Kastrati nga Kamenica e mbajtën gjallë me letra.
E krejt ato që për të parën janë shumë të rëndësishme Nuria i përmblodhi në librin e saj të cilin e titulloi ‘Dy Dashuri të mëdha’.
Ajo tregon edhe për letrën e fundit që mori nga i fejuari i saj, tashmë i ndjerë derisa ishte me shërbim ushtarak në Split të Kroacisë më 1983.
Megjithatë me kthimin e Muharremit në Kosovë autorja thotë se mori një përgjigje që e priste, kurorëzoi dashurinë me të fejuarin në gusht të po atij viti.
E vetëm një vit më vonë në jetë erdhi vajza e tyre Albulena.
Vepra ku pasqyrohet dashuria por edhe veprimtaria e bashkëshortit të Nuries u lavdërua nga të pranishmit.