BallinaShqiptarePas 20 vitesh në Zvicër, shqiptarin e kthejnë në vendlindje për arsyen...

Pas 20 vitesh në Zvicër, shqiptarin e kthejnë në vendlindje për arsyen e pazakontë

Të ngjajshme

Aksident komunikacioni te ‘Rrethi i Ismetit’ në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë...

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së...

Deliu-Kodra kthen deklaratën e Kurtit për Isa Mustafën, e cilëson si “dyfytyrësi”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e...

​BDI për VLEN: Është caktuar si zëdhënës kundër Shqipërisë dhe interesit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj...

Nëse të gjithë duan të emigrojnë jashtë vendit dhe nëse ja dalin mundohen ta shfrytëzojnë sa më mirë atë mundësi, ky nuk tamam rasti i Shaban Afrimit.

Shaban Afrimi ka jetuar mbi 20 vite në Zvicër, por u nda nga gruaja pasi kjo e fundit i tha se dashuronte një tjetër. Shabani e ka rrëfyer historinë e tij në emisionin “Me zemër të hapur”, News 24, teksa tha se martesa me shtetasen zvicerane u kurorëzua në vitin 1999 dhe përfundoi në 2006.

Duke treguar publikisht për jetën e tij, Shabani u shpreh se pas një viti u njoh me një shqiptare të Kosovës, e cila më parë kishte bashkëjetuar më dikë nga i cili ka dy fëmijë. Bashkëjetesa e zonjës kishte përfunduar, pasi partneri i saj jo vetëm që nuk i kishte dhënë atësinë fëmijëve, por e dhunonte vazhdimisht.

Mes të tjerash Shabani tregon se lidhi kurorë me të në 2006 dhe kërkoi bashkim familjar, në vitin 2007 nga kjo martesë lindi edhe një djalë, Aroni. Shabani dhe bashkëshortja e tij jetuan në Zvicër për 9 vjet, por në nëntor të 2015 autoritetet e emigracionit e kanë përzënë këtë familje, pasi kanë dyshuar se martesa e parë e tij ka qenë fiktive dhe se dy fëmijët e gruas të tij të dytë janë të tijtë.

Sakaq duke treguar peripecitë, Shabani tha se autoritetet zvicerane kërkuan që dy vajzave t’u bëhej testi i ADN që gruaja e tij ka pasur nga bashkëjetesa. Shabani ka pranuar por bashkëshortja e tij nuk dëshiron të rikthejë vuajtjet e mëparshme që ka përjetuar. Ai tha se për 20 vite jetoi dhe punoi me ndershmëri në Zvicër, ndërsa autoritetet e dënuan pa të drejtë nga vendi ky ai ishte integruar.

Shabani tha:

Gruan e kam njohur në një qendër tregtarë. Pasi u njohëm i thash; s’më intereson se çfarë ke kaluar, dua të di çfarë ndodh tani e tutje. Mbasi u njohëm, pas një viti bashkëshortja erdhi tek unë, bashkë me dy fëmijët e saj. Fëmijët e saj i trajtoj shumë mirë. Pas një viti u bëra prind me gruan e dytë. Të gjitha kriteret i plotësoja dhe pasi të mban një dekadë në Zvicër dhe më pas të dënon, këtu nuk ka asnjë të drejtë njerëzore. Kam shkuar për azil në Zvicër, pa pasaportë. Më dëbuan sepse menduan se kishte një martesë në Kosovë. Dhe martesën që kisha në Zvicër, ma quajtën fiktive.”
Qytetari nga Kosova bën apel që autoritetet ta ndihmojnë për t’u kthyer në Zvicër, vend që sipas tij e dëboi me padrejtësisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz