BallinaShqiptareE rëndë/ I sëmuri i vë flakën banesës, tenton të djegë nënën...

E rëndë/ I sëmuri i vë flakën banesës, tenton të djegë nënën e motrat

Të ngjajshme

Zbulohen vendet në Evropë që do të rriten në popullsi – kundër trendit të përgjithshëm

Sipas analizave demografike të publikuara në media evropiane, vetëm...

Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me...

Reagon Vjosa Osmani pas sulmit në Uashington: SHBA mbetet garancia e lirisë dhe demokracisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me...

Reagon Edi Rama pas të shtënave në darkën e Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në lagjen “8 Shkurti”. Një person me probleme mendore i ka vënë flakën banesës pas mesnate, rreth orës 01:12 dhe ka mbyllur brenda nënën dhe dy motrat. Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit.

“Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i shtetases F.D, i cili pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë. Dyshohet se shtetasi A.D vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe,(të cilat nuk kanë pësuar dëmtime por vetëm shënja asfiksie) u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz