BallinaLajmeDeputeti gjerman, Beyer: Harrojeni korrigjimin e kufijve, është ide e rrezikshme

Deputeti gjerman, Beyer: Harrojeni korrigjimin e kufijve, është ide e rrezikshme

Të ngjajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e...

Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Krah Vjosa Osmanit, Fahrije Hoti e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!

Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se...

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se Gjermania nuk e përkrahë idenë për korrigjimin e kufirit në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kancelarja, Angela Merkel, ka bërë të qartë – ajo nuk është vetëm shefja e partisë, ne ndajmë të njëjtin mendim – vërtet është një ide e keqe dhe shumë e rrezikshme që të bëjmë ndarje në baza të grupeve etnike”, tha Beyer, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai  ka theksuar se një ide e tillë mund të ketë një efekt domino.

“Është shumë e rrezikshme ngase mund të hapeshin temat edhe tek Republika Srpska, pastaj nuk mund të harrojmë është Ukrainën për Krimenë. Do të ishte një mesazh shumë i gabuar dhe i rrezikshëm. Shumë qartë e refuzojmë këtë ide”, tha Beyer.

Bayer gjithashtu ka dhënë edhe një alternativë të mundshme, që sipas tij, ishte diskutuar më parë.

“Kemi bërë propozime për modele të ndryshme. Njërin prej modeleve do ta përsëritja sërish. Modeli gjermano-gjerman. Atëherë kemi pasur dy Gjermani dhe kanë mbijetuar në mënyrë paqësore. Nuk është ndjekur kjo ide, ka arsye te ndryshme mirëpo nuk do të ishte keq të mendohej për këtë”.

“Megjithatë, nuk është çështje e jona të përzihemi dhe të sjellim ide të reja mirëpo kemi përgjegjësi që të drejtojmë apo të udhëzojmë shtetet në proceset e integrimit evropian”, tha deputeti gjerman.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz