back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavusoglu

Haradinaj takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavusoglu

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të mira dhe këtë frymë mirëkuptimi të ndërsjellë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Republikën e Turqisë, kryeministri Haradinaj tha se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Çavusoglu për zhvillimet e fundit në Kosovë, për progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike, rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si dhe për angazhimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, liberalizimin e vizave si dhe për procesin e njohjeve.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ministrin Çavusoglu për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jep Turqia në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke konfirmuar angazhimin e shtetit të tij për proceset zhvillimore në Kosovë, për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Në takim, po ashtu është biseduar edhe për rolin e komunitetit turk në institucionet e vendit dhe shtendërtimin e Kosovës, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë kanë të drejta të afirmuara, poashtu edhe komuniteti turk është i përfaqësuar në të gjitha institucionet e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demir dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz