back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNë Kompleksin Memorial në Marinë, hapet varri i këtij heroi pasi dyshohej...

Në Kompleksin Memorial në Marinë, hapet varri i këtij heroi pasi dyshohej se nuk gjendej trupi i tij në atë varr (FOTO)

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Sot në Marinë është hapur varri  i heroit Sejdi Krelani, pasi dyshohej se trupi i të ndjerit nuk gjendej në atë varr. Pas hapjes së varrit u vërtetua se trupi i të ndjerit gjendet në atë varr, shkruan Drenica Press.

Në një komunikatë për media ndër të tjera komuna e Skenderajt thotë: Pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të heroit Sejdi Krelani nga Drenasi, sot është bërë hapja e varrit të heroit Krelani për të verifikuar të dhënat, transmeton Drenica Press.

Në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, sot është konfirmuar edhe zyrtarisht në praninë e familjes Krelani, kryetarit të Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit, si dhe në praninë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, pas hapjes së varrit dhe verifikimit se të dhënat e heroit në arkivol janë po ato që janë të skalitura në epitafin e varrit të heroit Sejdi Krelani.

Me këtë rast, kryetari Jashari ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjitha familjet e heronjve dhe dëshmorëve, për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi aq të ndejshëm.
Ai gjithashtu ka falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, në veçanti gjatë këtyre tri ditëve në adresim të shqetësimeve të familjes Krelani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz