BallinaLajmeGjykata vendos për të akuzuarin që mbyti me thikë të miturin në...

Gjykata vendos për të akuzuarin që mbyti me thikë të miturin në Prishtinë

Të ngjajshme

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin me numër PKR.nr.128/18 kundër të akuzuarit L.P.

I akuzuari L.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

“I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin SH.P në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P e thërret përsëri tani të ndjerin SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/

Foto ilustrim/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz