back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takon përfaqësuesit e prindërve të Abrisë, ka këtë lutje për Ministrin...

Lladrovci takon përfaqësuesit e prindërve të Abrisë, ka këtë lutje për Ministrin e Arsimit

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim prindërit e nxënësve të ish paraleles së ndarë Lagjja Muliqi të fshatit Abri.

Kryetari Lladrovci ka sqaruar edhe njëherë përfaqësuesve të prindërve të Lagjes Muliqi se çdo vendim i ndërmarr është i bazuar në Ligj dhe Udhëzimet Administrative mbi Arsimin Parauniversitar.

Kryetari Lladrovci i falënderon të gjithë prindërit e nxënësve tjerë që sot kanë vijuar mësimin në shkollën amë dhe kërkon nga prindërit e atyre pak nxënësve që nuk kanë filluar mësimin ta kuptojnë dhe mirëkuptojnë realitetin mbi mundësinë e vazhdimit të mësimit në shkollën amë.

Komuna e Drenasit edhe njëherë i bënë lutje Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi që të mos vazhdoj manipulimin e prindërve të nxënësve për mos vijueshmëri në shkollën amë.

Po ashtu Drejtoria e Arsimit në Drenas, ka mirëpritur sot vazhdimin e procesit mësimor nga disa nxënës të paraleleve të fuzionuara të Lagjes Muliqi, të cilët e kanë kuptuar që çdo vonesë është në dëm të tyre.

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës-Dega në Drenas, që t’i ndërmarr masat ndaj të gjithë prindërve që u’a cenojnë fëmijëve të tyre të drejtën e shkollimit, duke pasur parasysh se shkollimi fillor është i obliguar dhe se sipas Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, respektivisht neni 3 paragrafi 1 i këtij Ligji përcakton se: Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz