BallinaLajmeProfesori nga Podujeva var qeset me molla edhe në rrethojën e shkollës...

Profesori nga Podujeva var qeset me molla edhe në rrethojën e shkollës ku punon

Të ngjajshme

A do të jenë më të shtrenjta çmimet e biletave të avionit këtë verë?

Çmimet më të lira të fluturimeve mund t’i joshin...

Gërvalla: Përfshirja sociale është përgjegjësi shtetërore

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla,...

Para disa dite, profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Patriot Rudari, i bë lajm pasi duke ndjekur në shembull nga Norvegjia, kishte varur qese me mollë në rrethojën e oborrit të tij.

Por sot, Rudari, mollë ka dërguar edhe për nxënësit e kësaj shkolle.

Rudari i cili është edhe asamblist i AAK-së në Podujevë, ka thënë për klankosova.tv se në rrethojën e shkollës sot, ka varur 25 qese me mollë, përafërsisht 80 kilogramë frute.

“Ka qenë kërkesë e nxënësve që të sjell mollë te shkolla”, ka thënë Rudari.

Se pse ka vendosur që mollët t’i varë në rrethojën e shkollës, ai ka thënë se ka dashur që ta vazhdojë shembullin e parë në shtetin e Norvegjisë, të cilin e ka praktikuar edhe në fshatin Shajkovc, aty ku banon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz