back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeTjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, është nga Drenica (FOTO)

Tjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, është nga Drenica (FOTO)

Të ngjajshme

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...

Turqia arreston 115 të dyshuar të ISIS-it që ‘planifikonin sulme për Vitin e Ri’

Autoritetet turke thonë se kanë penguar sulme të planifikuara...

Tahiri: Me Bedri Hamzën Kryeministër, paga më të larta dhe rritje 50% e pensioneve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),...

PDK shtyp programin në alfabetin Braj, hap konkret për përfshirje dhe barazi sociale

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë një hap domethënës...
- Advertisement -

Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot është bërë edhe Adem Gashi nga Drenasi. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, përcjell “Gazeta Plisi”.

- Advertisement -

Kurti thotë se Gashi është me prejardhje nga Drenasi, ndërsa Shkollën Normale e ka kryer në Prishtinë dhe më pas studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Në Panairin e Librit në Kolegjin AAB, shkova bashkë me z.Adem Gashin i cili sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Aty biseduam me botuesit e ndryshëm dhe profesorët e studentët e shumtë si dhe takuam rektorin Lulëzim Tafa. Mandej me Ademin vazhduam për në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, në Akademinë kushtuar 50 vjetorit të demonstratës së parë, 6 tetor ’68, në Prizren.

Adem Gashi është me prejardhje nga Drenasi, Shkollën Normale e ka kryer në Prishtinë dhe më pas studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i janë ndërprerë për shkak të burgosjes në vitin 1982. Si student është punësuar në Radiotelevizionin e Prishtinës, kurse më 1996, bashkë me Enver Malokun, punoi në redaksinë e revistës ORA, ku publikon një seri të eseistikës politike dhe të vështrimeve letrare, dhe, po të njëjtin vit, emërohet drejtor i televizionit në Tiranë, për programin satelitor, deri më 1999. Menjëherë pas luftës, emërohet drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës, duke e hapur atë për herë të parë në Kosovën e lirë.

Më 1999 zgjedhet nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, deri më 2001, kur zgjedhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deri në vitin 2005. Më 2001 fiton bursën katër mujore të fondacionit gjerman “Heinrich Böll-Stiftung” me qëndrim në shtëpinë e nobelistit Böll, në Langenbroich.

Publikimi i parë i tij qysh si fëmijë është bërë në revistën “Pionieri”, dhe, që prej atëherë, Adem Gashi ka botuar 22 libra (romane, eseistikë, tregime e poezi) si dhe është nderuar me rreth 50 çmime letrare. Tetë libra të tij janë lauruar me çmimet më të larta kombëtare (libra të vitit). Në Panairin e Librit, këtë vit, Prishtina 2018, është shpallur SHKRIMTAR I VITIT.

Është përkthyer dhe prezantuar në dhjetëra antologji të lirikës shqipe në gjuhë të huaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz