back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleNxënësit nga Lugina e Preshevës vizitojnë Prekazin (FOTO)

Nxënësit nga Lugina e Preshevës vizitojnë Prekazin (FOTO)

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këtë eskurzion e ka organizuar zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, me ç’rast kanë marrë pjesë rreth 115 nxënës, njofton Klan Kosova.

Aty i ka pritur koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i cili i ka njoftuar fëmijët për historinë dhe ngjarjet e zhvilluara gjatë luftës së vitit 1998-99 me Serbinë.

Nxënësit kanë pasur rastin ta vizitojnë edhe muzeun e familjes Jashari, me ç’rast kanë mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë.

Ata u shprehën të lumtur për Klan Kosova, që iu ka dhënë rasti të familjarizohen edhe më tepër me familjen heroike të Kosovës.

Ndërsa koordinatori Hoti, ka thënë se herën tjetër do t’u mundësoj nxënësve të shkollave fillore nga komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që ta vizitojnë Kosovën.

Këta nxënës, në mesditë do ta vizitojnë edhe Qeverinë e Kosovës, ku do të priten nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz