BallinaKulturë‘UKA’ – një homazh për dajën, një elegji për njeriun

‘UKA’ – një homazh për dajën, një elegji për njeriun

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Diku e dikur në Dukagjin, ka jetuar Uka, një njeri i rëndomtë, që nuk lakmonte të huajën, që nuk ia mendonte askujt të keqen.

Ai ishte asket i kohëve moderne, model i nderit dhe i moralit. Por, jeta e shpërbleu me vuajtje dhe dhembje.

Kënga që i dedikohet atij, “UKA”, është finalizuar më 2010, por për herë të parë është e qasshme tash, për secilin që ka dëshirë ta dëgjojë.

Muzika, teksti dhe aranzhmani janë bërë nga Agron Shala.

Këtë këngë Shala ia dedikon dajës së tij – Ukës së urtë, të ndershëm e të pafat.

Në vokale janë BB Poqi dhe Ismet Azemi. Ndërsa, në kitarë është MV Muha, që po ashtu ka bërë miksin dhe postproduksionin e këngës.

“Uka” është jo veç një shprehje e respektit për dajën, po edhe një elegji për njerëzit e virtyteve, homazh për të ndershmin – të rëndomtët e heshtur.

Mbi të gjitha, është një thirrje për të reflektuar për jetën, nderin, moralin… për njeriun!

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën dhe ta lexoni tekstin.

UKA

Në ballë të oxhakut,

qyqe vetëm ka mbet.

Në odën e madhe,

s’ka sofër as fjalë,

veç kujtime

për njerëzit e vdektë.

Shikon në dritare,

e në frengji,

dhe kohën e ndal
në legjendat që i blinin –

njerëzit
e ngratë.

Çdo gur në kullë,
çdo shkallë e kalbur

është plagë dhe barrë
në trupin e tij.

Mëkatet e brezave
vetëm ai i lan,

e ai nuk e din
se nuk di dredhi.

Prapa derës së mbyllur,
vuan e duron,

vazhdon të ëndërrojë
ai është i shenjtë –

armik
i shpirtit të tij.

I pastër ishe,
në baltë sharrove,

jetove urtë,
urtësia të mungonte,

hije kërkove,
terri të gjeti,

u shfaqe mes nesh –
për t’u qarë

Durove,
s’mashtrove,

dëgjove,
nuk fole,

vuajte,
s’tradhtove,

shihje,
s’lakmove,

mendove,
nuk dite,

rrite,
nuk prite,

ece,
s’jetove,

përcolle,
ike,

shpëtove.

N’çdo gurë në kullë,
n’çdo shkallë të kalbur,

në derën e mbyllur,
e odën e zbrazët.

Në çdo dritare,
e çdo frëngji,

je një kujtim,
për t’u qarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz