BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutAksion në Veri: Sekuestrohen 14 vetura pa tabela

Aksion në Veri: Sekuestrohen 14 vetura pa tabela

Të ngjajshme

Kurti udhëton për në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë...

Sherr me thika mes të rinjve në Fier, një i plagosur

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve...

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Reali e kishte kontaktuar Zidanen në dhjetor, kjo ishte përgjigja e tij

Përfaqësues të Real Madridit kanë kontaktuar Zinedine Zidanen në...

Policia e Kosovës ka sekuestruar 14 vetura pa tabela në veri të Mitrovicës që nga data 24 shtatori, kur edhe ka filluar plani operativ për kontroll të mjeteve të paregjistruara.

Të njëjtat vetura janë dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Besim Hoti i cili thotë se kanë vërejtur një përmirësim të dukshëm të gjendjes së sigurisë në trafik që kur kanë filluar me këtë operacion.

“Që nga data 24 shtatori, kur kemi filluar me këtë plan operativ, 14 vetura i kemi sekuestruar dhe i kemi dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa përgjithësisht, vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së sigurisë në trafik dhe ne do vazhdojmë ende në ato lokacione në të cilat lëvizin veturat teknikisht të parregullta, pa targa”, ka deklaruar Hoti.

Ndërsa, ai ka shtuar se deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë telashe, pasi që ky ka qenë edhe interesim i vet qytetarëve dhe udhëheqësve të pushtetit lokal.

“Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë telashe, me gjithë faktin se ka pasur një interesim edhe nga vet qytetarët dhe udhëheqësit e pushtetit lokal, kështu që kemi ndërmarrë këtë veprim dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Normalisht kur sekuestrohet një veturë kundërshtimet janë prezente mirëpo ne duhet të kryejmë detyrën tonë”, ka shtuar Hoti.

Ndryshe, funksionimi i strukturave paralele në komunat veriore, duke mos i njohur ligjet e Kosovës, kishte ndikuar atje që ndër vite të krijohej një kaos edhe në trafik, kur bëhet fjalë për regjistrimin e veturave.

Me aplikimin e masave të reja, qytetarët, por edhe autoritetet lokale po shpresojnë se do të rritet siguria rrugore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz