back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeVajza nga Skenderaj që u raportua e zhdukur është në Maqedoni, flet...

Vajza nga Skenderaj që u raportua e zhdukur është në Maqedoni, flet vëllai i saj

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Arbnora Dobra, 22-vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, para disa ditëve u raportua e zhdukur. Por, ajo sot gjendet në Maqedoni. Nëpërmjet një mesazhi, Arbnora i ka thënë familjes se është shëndosh e mirë. Në shtëpinë e saj ende nuk po i dinë motivet e largimit të saj. Arbnora është e fejuar me një bashkëvendës të sajin, i cili në këto momente është në Skenderaj. Policia po i vazhdon ende hetimet

Që nga e enjtja e 27 shtatorit, Arbnora Dobra, 22-vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, u paraqit si person i zhdukur nga ana e familjarëve. Ajo mëngjesin e së enjtes kishte marrë rrugë drejt Mitrovicës gjoja për një intervistë pune. Por, që nga ai moment ajo më nuk i është paraqitur familjes e as të fejuarit të saj, i cili gjendet në Skenderaj.

Por katër ditë pas, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se Arbnora në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin e njërit nga shtetet fqinje.

E për këtë punë është njoftuar edhe familja e Arbnorës. Vëllai i saj, Driloni, i tha Expressit, se Arbnora mund të ketë shkuar në Maqedoni. Ai thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të Arbnores nga shtëpia.

“Jam mirë, mos u brengosni për mua”, është komunikimi i vetëm që familja ka pasur me Arbnoren që prej largimit të saj nga shtëpia. Kështu i tha Gazetës vëllai i 22-vjeçares.
Ai thotë se Arbnora mund të jetë në Maqedoni.

“Edhe ne para pak minutave e morëm lajmin se Arbnora ka kaluar kufirin. Mendojmë se ka shkuar në Maqedoni. Nuk i dimë arsyet pse u largua nga shtëpia. Ky është rast shumë specifik. I fejuari i saj është këtu në Skenderaj”, ka deklaruar vëllai i saj.

E rreth kësaj çështjeje, Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skenderaj, e cila ishte raportuar e zhdukur, gjendet në një shtet fqinj të Kosovës. Sipas Policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinj dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz