back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKryeministrja e Serbisë: Politikanët kosovarë qëndrojnë vetëm në korridore të OKB-së

Kryeministrja e Serbisë: Politikanët kosovarë qëndrojnë vetëm në korridore të OKB-së

Të ngjajshme

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...

Lirohen dy vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja...

“Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin spital vendosen stenda për përfitim financiar

“Acibadem Sistina” reagoi pas deklaratave të profesor doktor Sashko Kedev, kardiolog,...

Raport: Operacionet ruse të sabotimit në Evropë janë katërfishuar që nga viti 2023

Rusia ka rritur ndjeshëm operacionet e saj të sabotimit...

Ana Bërnabiq ka komentuar ngjarjet e fundit pas mbledhjes në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se politikanët kosovarë në të ardhmen do të qëndrojnë vetëm në korridoret e organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo reagoi pas spekulimeve se Behxhet Pacolli “iu falënderua që ua lejoi pjesëmarrjen në OKB”.

“Nuk kam asgjë për të komentuar mbi deklaratat e Pacollit. Atje kanë qenë dhe kanë mundur të qëndrojnë vetëm në korridor, e as në të ardhmen e afërt, nëse herë do kur ndodhë, e nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, mund të qëndrojnë vetëm te ai korridor. Kjo është e vërteta, duhet t’i durojmë të tillë siç janë”, deklaroi ajo.

Bërnabiq po ashtu ka mohuar sugjerimet se nuk e përmendi Rezolutën 1244 në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.

“Sugjerimet e tilla janë të pakuptimta. Nuk është e saktë se në OKB nuk e kam përmendur Rezolutën 1244. Ajo se nuk e kam thënë në fjalimin tim jo vetëm në takimin në OKB, në debat të përgjithshëm, ishte e qartë se për çfarë e kisha fjalën”, u shpreh ajo para gazetarëve serbë e pyetur  nëse “fakti se nuk e kishte përmendur rezolutën në OKB do të thotë se Serbia ka hequr dorë prej saj”.

Ajo shtoi se “qartë dhe me zë” e ka përmendur Rezolutën 1244 një ditë më herët kur foli gjatë “Aksionit për paqe”, ku bëri apel që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mos e zvogëlojë numrin e anëtarëve e as mandatin e tij, dhe se rezoluta është duke u respektuar si e plotë. “Këtë e dinë të gjithë, e sidomos atë që ishin në OBK, andaj janë spekulime të kota nëse dikush bëhet i mençur dhe shpërndanë lajme të rreme”, theksoi ajo, transmeton “lajmi.net”.

“E kam përmendur, do ta përmendi gjithmonë, në takime dhe kjo shihet më së miri se sa është Qeveria e suksesshme në tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, për dallim nga qeverisjet e kaluara”, shtoi ajo.

Bërnabiq ka theksuar se ekzistojnë shtete të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë dokumentacionin ku kanë pranuar Kosovën duke akuzuar ish kreun e diplomacisë, Vuk Jeremiq, se nuk është marrë fare me këtë temë, përcjell “lajmi.net”.

“Ka shtete të cilat nuk mund t’i gjejnë letrat me të cilat e kanë pranuar Kosovën e Qeveria jonë, i ashtuquajturi Ministër me asteroide, udhëtoi, nuk qëndroi në Serbi dhe nuk u interesua për ato shtete të cilat Kosova ka thënë se e kanë pranuar pavarësinë e saj. Nuk kërkoi t’i shihte dokumentet, andaj kjo është ajo që jemi duke bërë sot”, u shpreh Bërnabiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz