BallinaLajmeShpellë me plot kanabis, dy shqiptarë në pranga

Shpellë me plot kanabis, dy shqiptarë në pranga

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Policia angleze ka zbuluar dy ditë më parë një shpellë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa.

Rreth 1 milionë Dollarë është vlera e drogës së konfiskuar. Parcelat me drogë mbjellë në një shpellë pranë një ferme në Wiltshire.

Në tunele u gjetën edhe shtretër, ndërsa ende nuk ka përfunduar mbledhja e provave në vendngjarje.

Shpella ishte përshtatur me të gjitha kushtet e nevojshme për kultivimin e kanabisit. Autoritetet britanike thonë se nëpër të gjithë gjatësinë e tunelit nëntokësor ku u gjet droga, ishte shtrirë rrjeti elektrik dhe nuk mungonte energjia.

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia, sipas mediave britanike. Nuk është përcaktuar ende roli i tyre në këtë aktivitet ilegal, nëse janë roje të parcelave apo kultivuesit e tyre. Ata janë Aleksandër Shyti 45 vjeç dhe Altin Deda 39 vjeç.

Shqiptarët dolën një ditë më parë përpara gjykatës, por seanca u shty për shkak të mungesës së përkthyesve.

Disa eksplorues kishin tentuar të hynin në shpellë në vitin 2015, por nuk kishin mundur pasi ajo ishte e mbyllur. Ndërsa së fundmi, ata i thanë policisë se madje kishin parë drita nga tunelet e shpellës. /tvklan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz