BallinaLajmeAlbin Kurti: Protestën e nesërme do të ketë anëtarë të PDK-së, LDK-së,...

Albin Kurti: Protestën e nesërme do të ketë anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës

Të ngjajshme

Edita Tahiri krahason Qeverinë Thaçi me Qeverinë Kurti: Atëherë e kemi mrekulluar botë me aftësitë tona

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet...

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka konfirmuar se në protestën e nesërme pritet të ketë edhe deputetë të partive të tjera parlamentare.

Në një lidhje direkte në “Facebook”, ai i është drejtuar qytetarëve për protestën që pritet të mbahet nga ora 14:00 në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi. Kurti është shprehur optismit se të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

“Unë kam kontaktuar me deputetët tjerë që të jenë pjesë e organizmit. Ka pas që kanë dhënë mbështetje. Nuk kanë qenë pjesë e organizimit por kjo ka pak rëndësi. Për neve është e rëndësishme që të ketë masivitet në kryeqytet nesër.  Aty nuk ka rëndësi se i cilës parti je, kjo do të jetë pa flamuj partiak sepse ne aty jemi si qytetarë të Republikës. Lëvizja “Vetëvendose”, ka marrë iniciativën por ka edhe të tjerë që kanë punuar sepse e duan këtë vend”, është shprehur ai. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz