back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePresidenti Meta: Vendet e OKB të njohin pavarësinë e Kosovës

Presidenti Meta: Vendet e OKB të njohin pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u ka kërkuar vendeve të Kombeve të Bashkuara që të njohin shtetësinë e Kosovës. Në Sesionin e 73’të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Meta foli për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e njohjes së pavarësisë së shpallur 10 vjet më parë.

“Ne u bëjmë thirrje dhe mirëpresim çdo përpjekje të shteteve anëtare të OKB’së për vazhdimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare’, tha Meta.

“Është shumë e rëndësishme që kjo Marrëveshje të shënojë një ndarje nga historia dhe e kaluara, si dhe të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve në të dyja shtetet”, theksoi presidenti shqiptar.

Meta gjithashtu përmendi nevojën për integrim të Ballkanit perëndimor duke paraqitur siç tha ai të arriturat në këtë pjesë të botës.

“Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim përmban të njëjtin vizion strategjik dhe objektiva për zhvillim: atë të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, të një ekonomie konkurruese e të qëndrueshme, promovimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe”, tha Meta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz