back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaKulturëMinistri i Arsimit vizitoi Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Ministri i Arsimit vizitoi Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Të ngjajshme

Ndalohet një i dyshuar për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare, në...

Donin të hynin ilegalisht në Gjermani, kthehen mbrapsht 5 shqiptarë

Pesë personat e kapur kishin ndërmend të qëndronin në...

Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka...

Në kuadër të takimeve dhe vizitave në institucione të larta të arsimit dhe shkencës që po i realizon gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Shyqiri Bytyqi, ka vizituar Bibliotekën e Kongresit Amerikan, ku është pritur nga Grant G. Harris, drejtor i Sektorit të Evropës.

Ministri Bytyqi u shoqërua nga z. Grant në shumë dhoma të kësaj Biblioteke që është themeluar në vitin 1801 me synimin për të krijuar një koleksion me libra që mund t’i duheshin Kongresit Amerikan dhe sot ajo është biblioteka më e madhe në botë.

Ministri u njoftua nga z. Grant për rolin dhe rëndësinë e Bibliotekës, për historinë interesante të saj dhe të librave që ekzistojnë në këtë bibliotekë, e cila lidhet shumë edhe me emrin e ish presidentit të ShBA-ve, Tomas Jefferson, koleksioni i të cilit është më i çmuari që ka biblioteka. Gjatë luftës së vitit 1812, pasi Biblioteka e Kongresit u shkatërrua, Jeffersoni vendosi t’ia shiste koleksionin e tij personal Bibliotekës, në mënyrë që të ringrihej fondi i saj.

Ministri Bytyqi u informua edhe për një numër të madh të titujve në gjuhën shqipe që posedon Biblioteka dhe u shpreh i lumtur për këtë fakt, pasi që Biblioteka e Kongresit Amerikan është e hapur për publikun dhe ka vizitueshmëri shumë të madhe.

Në Bibliotekën e Kongresit në Washington, ruhen disa libra të rrallë për Skënderbeun, dy prej librave u ekspozuan në Washington me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në përfundim të vizitës, ministri Bytyqi ka pasur takim me z. Grant në zyrën e tij, ku ka biseduar, ndër të tjera edhe për bibliotekat që ekzistojnë në Kosovë, e po ashtu përpjekjet për të pasuruar bibliotekat shkollore me tituj të rinj që janë në interes të përfitimit të njohurive nga nxënësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz