BallinaLajmeSkenderaj, nënshkruhet Marrëveshja për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes

Skenderaj, nënshkruhet Marrëveshja për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, z.Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes në komunën e Skenderajt, duke e përmbush premtimin e dhënë para dy muajve, gjatë takimeve të tij me qytetarë të komunës së Skenderajt, në dëgjimet buxhetore, për një projekt të tillë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, organizata “Qatar Charity”, do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij projekti, jashtëzakonisht të rëndësishëm për disa qendra të mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për shkolla fillore të komunës, si dhe për disa familje që nuk kanë pas ujë të pijes.

Kryetari Jashari ka thënë se në bazë të kërkesave që janë pranuar gjatë këtyre muajve nga qytetarët, Komuna e Skenderajt ka hartuar një listë me emrat institucioneve publike, siç janë qendrat e mjekësisë familjare në disa bashkësi lokale, shkolla fillore, si dhe emrat e qytetarëve të cilët nuk kanë ujë të pijes.

Ky projekt i cili është jetik për ato familje që nuk kanë ujë të pijes, parasheh punime nga hapja e bunarëve me thellësi të ndryshme, sipas nevojës, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse e deri te vendosja e çezmës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz