back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeThaçi takon Stoltenberg, flasin për sigurinë në Kosovë

Thaçi takon Stoltenberg, flasin për sigurinë në Kosovë

Të ngjajshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se me Stoltenberg ka biseduar për paqen në Kosovë si dhe lidhjet me NATO-n, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Në Nju Jork takova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

E falënderova sekretarin Stoltenberg për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, Evropë dhe botë.

Lidhjet tona historike dhe të veçanta me NATO-n duhet të shndërrohen në një bashkëpunim të mirëfilltë strategjik, përmes anëtarësimit tonë në këtë aleancë.

Nga sekretari Stoltenberg kërkova vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri shumetnike me standardet më të larta. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz