back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëBernard Challandes ka votuar për çmimin për lojtarin më të mirë të...

Bernard Challandes ka votuar për çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA Trajneri i Kosovës duket se nuk pëlqen shumë lojtarët më të rinj dhe ata që kanë luajtur në Botëror. LEXO EDHE: Zbulohet vota befasuese! Kapiteni i Shqipërisë: Ky është lojtari më i mirë në botë Ai ka votuar për Cristiano Ronaldon, duke vazhduar traditën e vjetër dhe duke dhënë për lojtarin e Juventusit 5 pikë. I dyti më i mirë sipas Challandes në botë është Mohamed Salah, që ai ja ka dhënë 3 pikë dhe krejt në fund është Luka Modric, të cilin Challandes Luka Modric. Image

Të ngjajshme

Mbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte në Champions

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është...

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë...

Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-it të saj

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin,...

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare, si Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë mbuluar në heshtjen e tyre dhe pasivitetin në Siri, ashtu siç ishte rasti më herët në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Ruanda, Jemen, Palestinë dhe Arakan.

Erdoğan mbërriti mbrëmë në një vizitë zyrtare në New York për të marrë pjesë në seancën e 73 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe iu drejtua të pranishmëve në darkën gala të organizuar nga Fondacioni TURKEN, raporton AA, përcjell Gazeta e Re.

“Unë duhet këtu të them të vërtetën e hidhur se në botën e sotme nuk ka asnjë institucion, gjykatë ose mekanizëm i cili do të mbrojë viktimat e pafajshme dhe të ndjekin penalisht kriminelët, pa marrë parasysh identitetin e tyre. Institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare, si Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, janë mbuluar në heshtjen e tyre dhe pasivitetin në Siri, ashtu siç ishte rasti më herët në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Ruanda, Jemen, Palestinë dhe Arakan”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare në heshtje ka shikuar masakrimin e njerëzve në Srebrenicë, dhe se dy dekada më vonë të njëjtën gjë e bën edhe në Halep.

Ai tha se Turqia ka marrë përsipër përgjegjësinë më të madhe kur është fjala për të ndihmuar popullin sirian dhe për të ndaluar krimet e reja masive kundër civilëve në Idlib dhe pjesët tjera të Sirisë.

Duke theksuar se opozita duhet të jetë palë në bisedimet e paqes për të ardhmen e Sirisë, Erdoğan tha se ky ka qenë qëndrimi i Turqisë që nga fillimi i luftës dhe se Turqia ka qenë gjithmonë në anën e mbrojtjes së civilëve dhe krijimin e zonave të sigurta.

“Marrëveshja turko-ruse për zonat e demilitarizuara në Idlib është e një rëndësie të veçantë. Forcat e opozitës do të mbeten në fushën e tyre dhe nuk do të ketë vend për grupet radikale”, tha presidenti Erdoğan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz