BallinaLajme'Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual...

‘Pronari më shikonte format, më kërkonte foto’ 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Të ngjajshme

QKMK njofton: Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur...

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin...

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar është ndjerë vazhdimisht e ngacmuar seksualisht nga shefat e saj.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format”, tregon Ada.

Në rrëfimin e saj, 23-vjeçarja tregon një nga rastet e ngacmimeve.

“Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”, thotë vajza.

Ada nuk është e vetmja. Në rrethin e saj shoqëror njeh shumë vajza që bien pre’ e këtyre ngacmimeve. Disa herë ka tentuar që t’i denoncojë këto raste, por është tërhequr për shkak të familjes: “Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”.

Në vendin tonë nuk ka një numër zyrtar të vajzave që ngacmohen seksualisht në punë. Megjithatë, sipas një studimi, raportohen të paktën 20 raste çdo vit.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz