back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeSi mund të zbulohen veteranët e rrejshëm? Flet ish-komandanti i UÇK-së

Si mund të zbulohen veteranët e rrejshëm? Flet ish-komandanti i UÇK-së

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Ish-komandanti i UÇK-së, Shefki Abdullahu ka komentuar skandalin e fundit me listat e fryra të veteranëve, duke dhënë një ide si mund të gjendet numri i saktë i veteranëve.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka shkruar se një gjë e tillë nuk është aq e vështirë, por se po mungon vullneti dhe sinqeriteti politik e institucional.

Më poshtë postimi i ish-komandantit:

Kaloj një kohë e gjatë duke u përplasur qështja e numrit të sakt të veteranëve të UÇK-së në media dhe emisione televizive!!! Konsideroj se zgjidhëja e problemit në fjalë nuk është aq e vështirë por po mungon vullneti dhe sinqeriteti politik dhe institucional, që kjo qështje të mbyllet drejtë dhe dinjëtetshëm. Kur pëfundoj lufta, filloj administrimi civilo-ushtarak ndërkombëtar (UNMIK-KFOR) dhe u kërkua demilitarizimi dhe transformimi i UÇK-së në TMK ku zgjati tre muaj…

Në atë periudh tre mujorëshe u caktova përfaqësues i SHPUÇK-së dhe KFOR caktoj përfaqësiesit e vet dhe me sukses arritëm të sjellim raport te organet e larta politike vendore dhe ndërkombëtare dhe u arritë marrëveshëja për tramformim nga UÇK në TMK-së…

Gjatë kësaj periudhe të transformimit bashk me KFOR-në dhe IOM-në fillimishtë u regjistruan numri faktik dhe aktiv i pjesëtarëve të UÇK-së dhe u pajisen me kartela identifikimi në të gjitha zonat, njësitë varëse dhe SHP i UÇK-së, ku sa më kujtohet ishin afërsishtë 17000 pjesëtar… është evidenca në KFOR, IOM dhe SHPTMK…!
Tani zgidhëja e problemit aktual konsoderoj fillon keshtu; Pjesëtarët të cilët janë regjistruar dhe pajisur me katela identifikimi dhe janë në listën e lartëcekur, faktikishtë janë pjestarë të UÇK-së dhe me automatizëm nga ky numer dalin se këta janë veteran të verifikuar…

Të tjerët të cilët kanë aplikuar dhe i ka miratuar Komisioni i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, të verifikoj Prokuroria dhe të vendos Gjykata përkatëse e Kosovës bazuar në ligjin për veteranet dhe kjo qështje mbyllet besoj mirë dhe drejtë.
Konsideroj se kështu do zgjidhet qështja e problemit aktual të lartëcekur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz