BallinaRegjionaleDrenasDrenasi miratoi buxhetin për vitin 2019

Drenasi miratoi buxhetin për vitin 2019

Të ngjajshme

Netanyahu: Izraeli nuk e futi SHBA-në në luftë me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi të rendisë të gjitha...

Pop i zgjuar dhe i guximshëm

April Grey, artistja amerikane që krijon, shkruan dhe prodhon...

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Kuvendi Komunal i Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbledhjes ka votuar buxhetin komunal për vitin 2019 dhe projeksionin për vitet 2020-2021.

Me 16 vota të Grupit Parlamentar të PDK-së, 1 votë nga Anëtari i LDK-së, Bedri Nika është votuar  me disa ndryshime buxheti i komunës për vitin 2018 dhe projeksioni për vitet 2020-2021, ndërsa të gjitha grupet parlamentare të opozitës, ne shenjë revolte për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara, kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk kanë prezantuar në votim, përveç Anëtarit nga NISMA Socialdemokrate, Nexhmedin Bala.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, përmes një njoftimi ka theksuar se miratimi i buxhetit komunal për vitin 2019 është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës. “Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, ngase rrjedh pas dëgjimeve buxhetore ku janë përfshi të gjitha lokalitetet, lagjet e fshatrave dhe qytetit të Drenasit. Jam i lumtur se me këtë buxhet, do të jetësojmë prioritetet e parashtruara nga qytetarët, brenda kornizave buxhetore”, ka thënë kryetari Lladrovci i cili edhe ka falënderuar asamblistët që i kontribuan këtij vendimi.

Ne këtë mbledhje po ashtu është diskutuar edhe Raporti i punës të Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2018, ndërsa janë miratuar të gjitha pikat e parapara. Kanë kaluar edhe këto pika; propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban, propozim vendimi për formimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Persona me Aftësi të Kufizuara, propozim vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pjesës se ngastrës kadastrale nr. 2358, e cila është pasuri shoqërore e mirëmbajtjes se pyjeve zona kadastrale Arllat dhe propozim vendimi për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në pjesën e parcelës 780-0 dhe pjesë e parcelës 768-1 në zonën kadastrale në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz