back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaRegjionalePërmbushet amaneti i fundit: Babai i Leonorës, dëshmori Qazim Jakupi do të...

Përmbushet amaneti i fundit: Babai i Leonorës, dëshmori Qazim Jakupi do të prehet në vendlindje

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Eshtrat e dëshmorit të rënë për liri më në fund do të prehen në vendlindje. Babai i këngëtares shqiptare, Leonora Jakupit, dëshmori Qazim Jakupi do të rivarroset në vendlindjen e tij. Gjithçka vjen 20 vite pas rënies së tij si dëshmor në luftën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmbushur amanetin e fundit të babait të këngëtares duke i siguruar asaj se Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes,”- shkruan Haradinaj.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale, këngëtarja bën të ditur datën dhe orën e realizimit të këtij vendimi.

“Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do te prehet i qete ne Kosoven e lire Babi im se bashku me mikun dhe bashkluftetarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Ne pamundesi te ju dergoj ftesa te gjitheve po e shfrytezoj kete mundesi te ju ftoj te gjitheve! Ardhja juaj juaj na nderon!”- shkruan Leonora krahas një fotoje në Instagram.

Dëshmori Qazim Jakupi

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz