Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në ora 18:20, në një rrugë lokale të fshatit Polac të Skenderajt.
Si pasojë e aksident ka humbur jeten një e moshuar rreth 80-vjecare.
Rastin për Drenicapress e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën viktima femër rreth 80 vjece. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të veturës i cili e godet këmbesoren. Trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit e shkaktarit të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë Zahiti./Drenicapress.info