back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareDy binjakët ‘që ndajnë gjithçka’, edhe të dashurat (Video)

Dy binjakët ‘që ndajnë gjithçka’, edhe të dashurat (Video)

Të ngjajshme

Dy vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj krijuan një atmosferë vërtetë gazmore në skenën e “Dance With Me”.

Kureshtare për faktin sesi arrijnë t’i dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri, Alketa Vejsiu u shtroi atyre këtë pyetje: Çfarë ndodh për shembull kur juve ju pëlqen e njëjta vajzë, ose e njëjta vajzë ju pëlqen të dyve Si sqarohet kjo çështje?

“Tornado”, u përgjigjën dy aktorët e humorit, ndërsa rrëfyen për publikun edhe një situatë komike.

Donald Veshaj: Është një gjë që ne na ndodh shpesh. Të tregoj një rast. Vjen një vajzë më ndalon përballë dhe më puth direkt, pa fol, pa thënë çkemi…Unë nuk e dija se kush ishte.

Romeo VeshajE di si m’u justifikua mua? E vazhdova punën deri në fund që të mos dilje ti keq.

Donald Veshaj: Kishte dalë një natë më parë me atë vajzën dhe nuk më kishte treguar.

Romeo VeshajUnë atëherë e kuptova sa më donte im vëlla.

/tvklan.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz